Zjarri, 1 në pranga. Policia: Ndezi fishekzjarre

Nov 22, 2011 | 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANE- Policia e Tiranes ka arrestuar nje person te akuzuar si shkaktarin e zjarrit te fuqishem qe shkrumboi mbreme rreth 40 dyqane ne Tregun Ushqimor prane shkollës “Hoteleri Turizëm”.

Zedhenesja e policise se Tiranes, Alma Katragjini gjate nje konference per shtyp ka sqaruar se ne pranga eshte vene shtetasi Hajri Dragjoshi. Sipas saj, ky shtetas ka ndezur nje fishekzjarr ne dyqanin e tij dhe nga pakujdesia ka marre flake fillimisht dyqani i tij, e me pas edhe te tjeret.

“Ne vend kane mberritur forca zjarrfikese dhe te policise dhe ka masat e marra me shpejtesia nuk pati te lenduar ne njerez”- tha ajo.

Sipas saj, materialet hetimor ne ngarkim te ketij shtetasi i kane kaluar prokurorise, per vepren penale te shkaterrimit te prones nga pakujdesia.

 

Ngjarja e djeshme

19:30– Raportimet e fundit flasin për lokalizim të flakëve, ndersa situata po shkon drejt permirësimit total.

Fatmirësisht, nuk ka patur dëme në njerëz, ndersa janë të shumta dëmet materiale, ku një pjesë e mirë e Tregut Ushqimor pranë shkollës “Hoteleri Turizëm” është shkrumbuar.

Zjarri ra në një magazinë me lodra fëmijësh dhe fishekzjarre rreth orës 16:20 të së hënes.

18:40-Drejtori i Zjarrfikësve Tiranë, Haki Hoxha konfirmoi se nuk ka asnjë të lënduar, as në rradhët e civilëve apo nga forcat zjarrfikësve.

“Besoj se për rreth 30 minuta situata do të jetë nën kontroll’- tha Hoxha.

Sipas tij, qëllimi është shpëtimi i një banesë tjetër dhe karburantit aty pranë.

“Janë djegur disa magazina nga Tregu Ushqimor, ndërsa kemi marrë edhe një fadromë e cila do të hapë një gropë, për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në drejtim të karburantit dhe banesave” – u shpreh Hoxha.

18: 25- Në një prononcim të fundit, kreu i zjarrfikësve të Tiranës, Dilaver Laçi ka konfirmuar se intensiteti i flakëve është mjaft intensiv. Janë djegur disa dyqane përreth magazinës, tha Laçi. Ndërsa tri zjarrfikëse janë të përqëndruara në një karburant pranë magazinës, për të shmangur afrimin e flakëve.

18:15- Në vendngjarje ka mbërritur ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj. Po ashtu, në vendngjarje është edhe deputeti i zonës, nga Partia Socialiste, Sajmir Tahiri.

Ndërkaq, si rezultat i gjendjes së rënduar është kërkuar ndihmë edhe nga ushtria, si dhe pritet që në vendngjarje te vijnë zjarrfikëse edhe nga Lezha e Fushë- Kruja dhe Kavaja.

17:47– Ne vendngjarje mësohet se kanë mbërritur 10 makina zjarrfikëse, ndërsa zjarri është përhapur në disa banesa dhe biznese përreth fabrikës. Ndërkaq, ende nuk ka te dhena lidhur me shkaqet qe kane shkaktuar zjarrin, por mendohet se shkak eshte bere nje shkendije elektrike.

17:40– Gjendja vazhdon te mbetet e rendë nga zjarri i rene pak minuta me pare ne kryeqytet, ku shperthimi i fishekzjarreve dhe përhapja e flakeve po veshtirësojnë punen e zjarrfikësve.

Shpërthime të fuqishme shihen herë pas here nga shperthimi i fishekzjarreve, duke venë në rrezik jetën e banorëve dhe efektivave të zjarrfikësve.

– Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë fishekzjarrësh pranë kryqëzimit të Tiranës së Re, në afërsi të tregut të zonës së Kombinatit në kryeqytet.

Mësohet se në drejtim të magazinë janë nisur disa zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje deri në këto momente raportohet të ketë mbërritur vetëm një. Fatmirësisht, deri në këto momenteraportohet se nga zjarri nuk ka patur të lënduar.

Lajmin e ka pohuar edhe kreu i zjarrfikësve të Tiranës, Dilaver Laçi, i cili duke folur për “News 24” tha se ende nuk ka atë dhëna për viktima, ndërsa zjarrfikësit janë duke bërë kqyrjen e  magazinës.

Ai pohoi se janë disa zjarrfikëse në vendngjarje në përpjekje për të shuar zjarrin, ndërsa disa të tjera po vonojnë pasi, sipas Laçit,  Policia ka evakuar zonën për shkak të rrezikshmërisë që paraqet përhapja e zjarrit në banesat përreth.

© Panorama.al

Te lidhura