Një 30- vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një ndërtese.
Taip Çiço, mësohet se në momentin e hedhjes ka qenë në kushte depresioni.
Ngjarja ka ndodhur tek sheshi “Avni Rustemi” në Tiranë, ndërsa 30- vjeçari ka gjetur vdekjen menjëherë për shkak të përplasjes së fortë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar viktimën drejt vendimit fatal.
© Panorama.al











