Tiranë, shpërthim pranë Çadrës Rinore të PS-së

May 2, 2011 | 21:46

TIRANE- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjën e sotme pranë Çadrës Rinore të Partisë Socialiste, të vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ende nuk ka informacione mbi lëndën plasëse dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, dhe në këto momente ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mbrëmjen e së hënës në Çadrën Rinore të Partisë Socialiste, ishte planifikuar një aktivitet muzikor me grupin Burn.

© Panorama.al

Te lidhura