TIRANE- Pas më shumë se 2 orëve, personi i rrëmbyer në Tiranë është lënë i lirë. Ervin Llozhi, 29 vjeç, u mor peng nga dy persona në afërsi të vendit të quajtur “Kafja e Rremës”.
Pavarësisht përfshirjes së policisë në këtë ngjarje, Llozhi nuk ka dashur të bëjë denoncim për dy personat që e rrëmbyen, duke u shprehur se do ta zgjidhë privatisht këtë çështje.
Në këto kushte policia nuk k a mundur të bëjë asnjë veprim më të mëtejshme për kapjen e dy pengmarrësve.
Mësohet se shkak për këtë pengmarrje është bërë një mosshlyerje e borxhit nga ana e 29- vjeçarit kundrejt dy pengmarrësve.
© Panorama.al











