Tiranë, plagoset një efektiv i Policisë Rrugore

Dec 24, 2011 | 17:49
Foto Ilustruese

TIRANE- Plagoset me arme zjarri nje efektiv i Policise Rrugore, ne Tirane.

Ngjarja ka ndodhur pasdite, ne kryqezimin e “21 dhjetorit”, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

I plagosuri, identifikuar si Naim Hyska eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak, ku po i nenshtrohen nderhyrjes mjekesore, por gjendja e tij paraqitet e veshtire.

Forca te policise kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e saj.

Nuk ka ende te dhena rreth autoresise dhe as shkaqeve te ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura