Tiranë, plagoset me armë punonjësi i policisë

Dec 5, 2011 | 14:00

Një 45- vjeçar, punonjës policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.

Dëfrim Musai, është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “21 dhjetori” në Tiranë.

I plagosuri po i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak. Sipas njoftimit te policise gjendja e tij shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten, si dhe konfirmohet se ngjarja nuk ka te beje me motive per shkak te detyres.

Mësohet se ai kryente detyrën si polic në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe ne momentin e plagosjes ka qene duke udhetuar me automejtin e tij privat, nje makine e tipit Benz Mercedes.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të plagosjes. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në konflikt.

© Panorama.al

Te lidhura