Policia kufitare shqiptare ka ndaluar sot katër klandestinë.
Sipas njoftimeve policore, klandestinët kishin depërtuar në Shqipëri nga Greqia. Tre prej tyre janë algjerianë, ndërsa një tjetër është nga Tunizia.
Mësohet se Shqipëria për klandestinë e kapur ka qenë tranzit, pasi destinacioni i tyre ishte Mali i Zi.
Katër klandestinët e ndaluar tashmë janë dërguar në qendrën për mbylljn e emigrantëve, ndërsa pritet procedimi për ta.
© Panorama.al











