Tiranë, gjendet i vetëvrarë drejtori i CARREFOUR

Dec 3, 2011 | 13:52

Drejtori i Supermaketit të sapohapur në Shqipëri “Carrefour”, Xavier Tibonet është gjendur i vetëvrarë në banesën e tij pak minuta më parë.

Sipas njoftimeve të policisë, 42- vjeçari, shtetas francez është është vetëvarur, për arsye që edhe për policinë janë ende të paqarta.

Tibonet jetonte prej pak kohësh në një apartament në afërsi të zonës së rrugës së Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendngjarja, ku ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Carrefour ishte hapur prej pak ditësh në Shqipëri në qendrën tregtare më të re në Tiranë, Tirana East Gate (TEG).

© Panorama.al

Te lidhura