TIRANE- Ne mbledhjen e pare te ketij viti Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan”.
Ndërtimi i aksit të ri rrugor Tiranë – Elbasan është cilesuar prioriteti i qeverisë shqiptare.
Sipas vendimit, ai do të financohet kryesisht nga donatorë të huaj dhe Fondi i Abu Dhabi-t është një nga financuesit e këtij segmenti, me një shumë prej 50 milionë dollarë.
Ndërtimi i rrugës Tiranë – Elbasan synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë qendrore, jugore dhe më gjerë në të gjithë zonën juglindore të vendit.
Rruga synon të lehtësojë dhe përmirësojë, gjithashtu, lëvizjen e trafikut dhe veçanërisht trafikut të rëndë në segmentin rrugor Tiranë – Elbasan, që është pjesë e Boshtit të Jugut, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë aks rrugor dhe përputhjen me kërkesat Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
© Panorama.al











