Tiranë, arrestohet për vjedhje banda e femrave

Jan 6, 2012 | 10:48

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një grup vajzash të akuzuara për  vjedhjen e një biznesmeni në kryeqytet.

Gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini bëri me dije ndalimin e tre vajzave, të akuzuara për vjedhjen e një shume prej 150 milionë lekësh.

“Policia ka ndaluar Afërdita Adem Pepmarkaj 19-vjeçe, Olgerta Sulejman Pagushi 18-vjeç dhe Laureta Sabri Kollaku 18-vjeçe, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën në fillim të këtij viti dhe tetor-nëntor të vitit 2011, kanë vjedhur në banesën e biznesmenit Avdyl Trojko, 42-vjec me banim në Tiranë, shumën prej 150 milion lekësh të vjetra”- tha zedhenesja.

Sipas saj, vajzat i kanë shpenzuar paratë duke arreduar dy dyqane parukerish dhe duke dhënë hua në formë borxhi të njohurve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë, po ashtu parukeritë në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe një apartament.

Mbi të ndaluarat rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim dhe pastrim të produktit të veprës penale.

© Panorama.al

Te lidhura