Përplasen 5 mjete, 1 makinë e Gjykatës së Lartë

Jan 26, 2012 | 17:40

TIRANË- Katër automjete, mes tyre nje me targa zyrtare, qe rezulton te jete  e kryetares se Gjykates se Larte dhe një ciklomotor janë përfshirë në një aksident në kryeqytet.

Përplasja ka ndodhur pak më parë në zonën e Shallvareve në Tiranë.

I lënduar nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i ciklomotorit, që është transportuar në spital, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para të policisë, në aksident është përfshirë dhe një automjet me targa zyrtare,  TR 0273 Z, prone e Gjykates se Larte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut për pak caste.

© Panorama.al

Te lidhura