Tirana, si do të ndahen 70 milionë USD

Dec 28, 2011 | 12:56
Qyteti i Tirtanes

Pas konsultimeve në të gjitha njësitë vendore, sot kalon për miratim në Këshillin Bashkiak buxheti i Tiranës për 2012. Vlera totale e tij është 70 milionë dollarë. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka bërë gjatë gjithë këtyre ditëve prezantimin e prioriteteve të këtij buxheti dhe shtyllat kryesore ku do të përqendrohen investimet. Rreth 50% e investimeve të Bashkisë do të jenë tërësisht të reja, ndërsa 50% do të jenë vazhdimi dhe përfundimi i investimeve të nisura më herët.
Infrastruktura
Menaxhimi i rrugëve dhe transporti publik janë zëri më i rëndësishëm I buxhetit. Në detajimin e investimeve sipas programeve, ato zënë rreth 34% të totalit të investimeve. Parashikohen të ndërtohen rreth 65.000 m2 rrugë, prej të cilave 33.000 m2 rrugë të reja. Në rikonstruksion do të jenë 153.000 m2 rrugë ekzistuese dhe 79.000 m2 trotuare, si dhe do të ndërtohen dy ura të tjera mbi Lanë. Sa i përket transportit publik, është planifikuar të nisë projekti i ri për stacionin e trenit dhe të autobusëve, si dhe të shtohen korsitë e autobusëve dhe sinjalistika.
Strehimi
Strehimi dhe planifikimi i territorit është programi i dytë më i rëndësishëm që do të zërë 22% të investimeve. Do të realizohet përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve sociale, ku do të ngrihen 6 qendra të reja sociale me bazë komunitare. Po kështu parashikohet  zgjerimi i shërbimeve në qendrat ekzistuese, si dhe bonusi i qirasë për familjet në nevojë. Vitin që vjen, do të fillojë gjithashtu programi i integrimit të të pastrehëve, që përfshin  funksionimin e banesave sociale dhe lehtësi fiskale për shtresat në nevojë, pensionistët dhe veteranët.
Arsimi
Arsimi parauniversitar dhe edukimi zë 14% të totalit të investimeve. Është parashikuar ndërtimi i 5 shkollave të reja 9-vjeçare, ndërtimi i 2 shkollave të reja të mesme dhe ndërtimi i 3 kopshteve dhe 2 çerdheve të reja. Po kështu janë planifikuar rikonstruksioni i 11 kopshteve te reja, rikonstruksioni i plotë në 8 shkolla, prej te cilave 6 të sistemit 9-vjeçar dhe 2 shkolla të mesme. Bashkia do të japë bonuse financiare për nxënësit e shkëlqyer të shkollave nëntë-vjeçare e të mesme, si dhe do të jepen mundësi për ndjekjen e shkollave verore.

Ndarja e fondeve
Të ardhurat nga Bashkia

Fakt viti 2011
3 639 477 lekë
Plan viti 2012
6 157 168 lekë

Totali i shpenzimeve sipas programeve:
Shërbime publike:
Fakt viti 2011
1 191 529
Plan viti 2012
2 245 663

Menaxhim i rrugëve dhe transporti publik
Fakt viti 2011
734 079
Plan viti 2012
2 245 663

Arsimi parauniversitar dhe edukimi
Fakt viti 2011
690 099
Plan viti 2012
1 138 269
Kujdesi social
Fakt viti 2011
72 116
Plan viti 2012
165 372

Njësitë bashkiake
Fakt viti 2011
342 139
Plan viti 2012
400 000

Strehimi dhe planifikimi i territorit
Fakt viti 2011
7 121
Plan viti 2012
613 398

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi
Fakt viti 2011
1 139
Plan viti 2012
142 760

70 milione usd
është buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2012. Tri shtyllat kryesore të tij janë punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura

Unaza e Re dhe lumi i Tiranës
Një investim tjetër që do të nisë vitin e ardhshëm, ku Bashkia do të luajë rol kryesor në planifikim buxhetor, ndonëse më modest në krahasim me rolin buxhetor që do të luajë qeveria, është segmenti i Unazës së Re nga qendra “Kristal” te Teknologjikja. Ky segment do të bashkohet me Unazën e Re, që është ndërtuar prej kohësh dhe ndërtimin me dy nivele të rrethrrotullimit të Doganës.

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura