Misho Krstiçeviç ende nuk ka arritur një fitore nën drejtimin e Tiranës, në kampionat e gjithsesi trajneri beson se një gjë të tillë do t’ia arrijë pikërisht sot. Bardheblutë do të udhëtojnë drejt Krujës, për t’u përballur me ekipin vendës, Kastriotin. Kroati është i bindur për fitoren e Tiranës, pasi sipas tij bardheblutë kanë ekip më të fort se kundërshtari. “Ndeshja e sotme me Kastriotin është shumë e rëndësishme, si për ne, por dhe për ata. Kujtojmë që ata ndodhen nga fundi i tabelës, ndaj rrjedhimisht do kërkojnë fitore, por edhe Tiranës i duhet një trepikësh, pasi do na rikthente moralin. Do shpresoja vetëm që nesër të luhet futboll i rregullt dhe të mos ketë ndikime të jashtme, të këtë korrektësi nga ana e arbitrit. Ne do mundohemi që të zhvillojmë lojën, por nëse ata do të na vendosin në rrezik, do t’i japim dorën”, sqaroi trajneri.
Formacionet e mundshme
Kastrioti (skema: 4-4-2): Halili, Malaj, Xhafa, Bashiç, Hoxha, Inkango, Alvizh, Muçollari, Alikaj, Piskor, Babiç.
Trajner: Ramadan Ndreu
Tirana (skema: 4-3-3): I.Lika, A.Lila, Dushku, Osmani, Gvozdenoviç, S.Lilaj, Karabeci, Zizoviç, Hyka, Pejiç, G.Lika. Trajner: Misho Kërstiçeviç











