TIRANE- Kolegji Zgjedhor pushon çështjen për KZAZ 49, pra për tabelën e njësisë bashkiake numër 5 për votat për kryetar.
Në përfundim të gjykimit, deputeti Damin Gjiknuri ka deklaruar se gjykimi në themel i kësaj çështje nuk ka përfunduar, duke shtuar se edhe sot Kolegji Zgjedhor ishte ne kushtet për të dhënë një vendim të drejtë dhe të bazuar në ligj, pasi sipas tij, argumentat e PS-së ishin shumë të qarta dhe se s’kishte asnjë argument kundër.
Në prononcimin e tij për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit nga Kolegji Zgjedhor, Gjiknuri theksoi se Kolegji duhet të ngrihet mbi interesat partiakë dhe duhet të dëshmojë paanshmëri duke dhënë një vendim të drejtë dhe të bazuar në ligj.
Në seancën e ditës së nesërme, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë padinë tjetër të Partisë Socialiste nëpërmjet së cilës kërkohet pavlefshmëria e fletëve të numëruara nga KQZ, të gjetura në kutitë e gabuara.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor në këto momente që po kalon Shqipëria, është I një rëndësie të veçantë, tha ai.
Mbledhja
Pasi ka degjuar palet dhe ka marre ne shqyrtimin kërkesën ankimore të paraqitur nga Partia Socialiste, per mosshpalljen e tabeles se rezultatit paraprak ne njesine bashkike numer 5, KZAZ, 49 dhe tabeles perfundimtare per garen e Tiranes eshte terhequr per te marre vendimin dhe e ka mbyllur ate ne oren 15.50.
Mbledhja nisi sot rreth ores 13.00, nderkohe qe kërkesa u bë një javë më parë kur KQZ nuk futi në rend dite një projekvendim të paraqitur nga socialistët për këtë çështje.
Bëhej fjalë pikërisht për rezultatin e kutisë së fundit, nga numërimi i së cilës kandidati i PS-së për kry etar bashkie, Edi Rama, rezultoi ne krye te gares me 10 vota avantazh.
PS ka ankimuar edhe rezultatin final te shpallur nga KQZ, qe nxjerr ne krye te gares dhe kryetar te ardhshem te Bashkise se Tiranes, kandidatin demokrat, Lulzim Basha. Pas numerimit te votave hedhur e kutite e gabuara, Basha doli ne krye me 81 vota me shume se rivali socialist, Rama.
Mesohet se të premten Kolegji Zgjedhor merr në shqyrtim ankimimin e PS për të rrëzuar poshtë aktin e numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.
© Panorama.al











