Tirana, Gvozdenoviç: Me probleme, por në Shkodër ia dalim

Feb 25, 2011 | 14:36

Ivan Gvozdenoviç beson se kjo të jetë java e kthesës për bardheblutë. Në një deklaratë të dhënë për mediat, lojtari flet me superlativa për skuadrën e tij, por ndër të tjera nuk harron të “thumbojë” sulmin shkodran. Në veçanti Vajushin, që është edhe autori i njërit prej golave të shënuar gjatë fazës së parë. “Jemi përgatitur intensivisht për këtë ndeshje, pasi konsiderohet si decizive për të ardhmen tonë. Vllaznia është një ekip i mirë dhe këtë e tregon qartë pozicioni që mban në renditje, mirëpo më duhet të theksoj se më lart se ne nuk janë. Unë parashikoj një sfidë të fortë, që spektaklin e ka të garantuar. E respektojmë shumë kundërshtarin, mirëpo ky trepikësh na nevojitet shumë, kësisoj le të përgatiten për humbjen. Ata kanë sulm të mirë dhe mjaft talente, siç është Vajushi. Jam i bindur që ky lojtar është mjaft i talentuar, i shpejtë dhe teknik. Por, në rast se Vajushi është lojtar me të dhëna kaq të mira, atëherë le ta tregojë në fushën e lojës, vetëm kaq pres prej tij. Unë do bëj detyrën time, duke mos lejuar ofensivën e vendasve që të kalojë në zonën e Tiranës”, tha Gvozdenoviç.

© Panorama.al

Te lidhura