Tirana, baraspeshë edhe për krerët e minibashkive

May 15, 2011 | 10:30

Pas përfundimit të numërimit të kutive për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, vëmendja është përqendruar te gara për kryetarët e njësive bashkiake.Brenda një kohe të shkurtër, numëruesit në dy KZAZ, konkretisht në Njësinë Nr.1 dhe Njësinë Nr.10 kanë përfunduar numërimin e kutive, duke nxjerrë edhe rezultatet përfundimtare. Kështu, në Njësinë 1, pas numërimit të 39 kutive rezulton se Lindita Nikolla e “Aleancës për të ardhmen” ka fituar rreth 1200 vota më shumë se Agron Seseri i “Aleancës për qytetarin”. Në të njëjtën kohë ka përfunduar edhe numërimi në Njësinë Nr. 10, ku pas hapjes së 25 kutive, Blendi Fuga, kryetari aktual i kësaj Minibashkie, i mbështetur nga koalicioni i djathtë, ka fituar rreth 1700 vota më shumë se kandidatja e PS-së, Enada Alikaj. Ndërkohë, numërimi vazhdon me ritme normale edhe në 8 njësi të tjera bashkiake, ndërkohë që në Njësinë Nr. 5, deri në mbrëmje nuk kishte asnjë informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Njësinë Nr. 2 janë numëruar 45 nga 54 kuti që ka gjithsej kjo KZAZ dhe rezulton se kandidati i koalicionit të djathtë, Elez Gjoza, ka fituar rreth 1 mijë vota më shumë se Artemon Cukalla i PS-së. Në Njësinë Nr.3 janë numëruar 8 kuti votimi, nga 32 që ka gjithsej kjo zonë dhe deri në këto momente është 150 vota përpara Enver Sulollari i PS-së, ndaj Ilir Kokonës së LSI-së. Ndërsa në Njësinë Bashkiake Nr. 4 Hysen Xhura i PD-së ka rreth 760 vota më shumë se Vahid Kalaja i PS-së, kur janë numëruar 15 nga 43 kuti votimi. Në Njësinë Bashkiake Nr. 6, që përfshin zonën e Kombinatit, Krenar Canollari i PS-së ka rreth 900 vota më shumë se Luzhiana Abazaj e LSI-së, ndërsa në Njësinë Nr. 8, Arben Tafaj i PD-së ka grumbulluar deri tani rreth 1600 vota më shumë se Sadi Vorpsi i PS-së, teksa janë numëruar 13 nga 30 kuti votimi. Në dy njësitë e fundit, te Minibashkia 9, kur janë numëruar 11 nga 41 kutitë e votimit Armond Halebi i PS-së ka rreth 150 vota më shumë se Indrit Fortuzi i PD-së, ndërsa te 11-ta Haki Mustafa i PD-së ka rreth 1 mijë vota më shumë se Naim Asllani i PS-së.
Këshilli bashkiak
Pas numërimit të kutive ditën e djeshme rezulton se koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka kaluar koalicionin e PS-së. Konkretisht, “Aleanca për Qytetarin” ka grumbulluar 114 345 vota ndaj 113 640 vota që ka marrë deri tani “Aleanca për të ardhmen”. Diferenca mes këtyre dy koalicioneve është 705 vota. Ndërkohë, PS-ja ka një diferencë prej 25 mijë votash më shumë se Partia Demokratike. Nga aleatët e demokratëve në vend të dytë vazhdon të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim me 19688 dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 6746. Ndërsa nga aleatët e PS-së si forcë e dytë është Partia Demokracia Sociale me 2819 dhe Partia Socialiste e Vërtetë 91 2432.

Rezultatet ne Tirane

Njësia Nr. 1  39/39 kuti
Lindita Nikolla Aleanca për të Ardhmen     9985
Agron Seseri Aleanca për Qytetarin     8775
Njësia Nr.2  45/54 kuti
Artemon Cukalla Aleanca për të Ardhmen     12723
Elez Gjoza Aleanca për Qytetarin     13793
Njësia Nr. 3  8/32 kuti
Enver Sulollari Aleanca për të Ardhmen     2220        Ilir Kokona  Aleanca për Qytetarin         2070
Njësia Nr. 4  15/43 kuti
Vahid Kalaja Aleanca për të Ardhmen     3173        Hysen Xhura  Aleanca për Qytetarin      3934
Njësia Nr. 6  37/51 kuti
Krenar Canollari Aleanca për të Ardhmen     8183        Luzhiana Abazaj  Aleanca për Qytetarin     7260
Njësia Nr.7  36/50 kuti
Erion Koka Aleanca për të Ardhmen      9774        Krenar Alimehmeti Aleanca për Qytetarin      8991
Njësia Nr.8 13/30 kuti
Sadi Vorpsi Aleanca për të Ardhmen      2560        Arben Tafaj Aleanca për Qytetarin       4112
Njësia Nr. 9  11/41
Armond Halebi Aleanca për të Ardhmen      3198        Indrit Fortuzi Aleanca për Qytetarin     3047
Njësia Nr.10 25/25 kuti
Enada Alikaj Aleanca për të Ardhmen       5060        Blend Fuga Aleanca për Qytetarin     6748
Njësia Nr.11 26/55 kuti
Naim Asllani Aleanca për të Ardhmen     5199
Haki Mustafa Aleanca për Qytetarin     6117

Votat për Këshillin Bashkiak në Tiranë
Aleanca Arbnore Kombëtare     1452
Aleanca Demokratike       1590        Aleanca Europiane Ekologjike     440        Bashkimi Liberal Demokrat     859
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar     3635        Lëvizja Socialiste për Integrim     19688
Lidhja Demokristiane Shqiptare     677        Partia Agrare Ambientaliste      668        Partia Aleanca Demokristiane     191        Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet     189        Partia Aleanca Popullore     245        Partia Balli Kombëtar     1060
Partia Balli Kombëtar Demokrat     602
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve     488
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar     633
Partia Demokracia e re Europiane     487
Partia Demokracia Sociale     2819
Partia Demokratike    72578        Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman    703
Partia Demokristiane e Shqipërisë    1663        Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet    6746        Partia e Gjelbër    686        Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar     417        Partia e të Drejtave të Mohuara e Re     471        Partia G 99    1571        Partia Komuniste e Shqipërisë    420        Partia Konservatore    77        Partia Lëvizja e Legalitetit    2982        Partia Ligj dhe Drejtësi    831        Partia Ora e Shqipërisë    165        Partia Personat me Aftësi të Kufizuar    356        Partia Reformatore Demokratike    264        Partia Republikane Shqiptare    4274        Partia Socialdemokrate    1966        Partia Socialiste e Shqipërisë    97787        Partia Socialiste e Vërtetë 91    2432

 

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura