“Tirana Bank”, ikën drejtori Santixis

Mar 19, 2011 | 10:07

Banka e Tiranës lajmëroi dje largimin e drejtorit të saj të përgjithshëm nga pozicioni që ai mbante pranë kësaj banke. Në një njoftim për shtyp, banka theksonte se Dimitris Santixis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm, duke filluar që nga data 18 Mars. Në deklaratë nuk shpjegohej arsyeja e dorëheqjes së drejtorit të “Tirana Bank”. Nga po e njëjta bankë nuk bëhet i ditur emri që do të zëvendësojë tashmë ish-drejtorin Dimitris Santixis, por kjo pritet të zbulohet në ditët në vijim. Santixis ka mbajtur edhe pozicione të tjera brenda Tirana Bank në Shqipëri, e cila është pjesë e Piraeus Grup.

© Panorama.al

Te lidhura