Tifozët e Shkëndijes mbështesin nismën ‘Një komb, një pasaportë’

Jul 20, 2011 | 19:21

Nisma e “Aleancës Kuqezi” ka mbërritur edhe në shkallët e stadiumit “Filipi i II-të” në Shkup.

Një ditë më parë është luajtur ndeshja mes ekipeve të Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit të Beogradit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndeshjë të cilët tifozët shqiptarë e kanë shfytëzuar për të promovuar nismën e AK-së.

Tifozët në shkallët e stadiumit kanë mbajtur banderola ku shkruhej sllogani i nismës së fundit të AK-së, “ Një komb, një pasaportë”

Më herët, AK-ja kishte promovuar në Tetovë nismën e saj.

© Panorama.al

Te lidhura