“Thonë se Rama po thyen çdo gjë që i del përpara”- Aktivisti: Shumë deputetë të PS janë gati të dalin të pavarur dhe krah nesh! Kryeministrit do i mbetet kosherja bosh

Jul 5, 2026 | 19:34

Aktivisti Arben Kola në nisje të protestës së 36-të kundër qeverisë, deklaroi se shumë deputetë të PS janë gati të dalin të pavarur dhe të bashkohen me protestën.

kola

Sipas tij kryeministri është shumë i frustruar këto kohë saqë po thyen çdo gjë që i del përpara.

Arben Kola: Duhet ta dinin që Edi Rama duhet të ishte në spital. Manipuloi gjithçka dhe u bë kryeministër. Sipas informacioneve nga kryeministria, ai po thyen gjithçka që i del përpara. Kështuqë protestuesit në 35 ditë kanë thyer më pak xhama se Edi Rama në zyrën e tij. I është prishur algforitmit. Ka kaluar në çmenduri totale. Duhet të vazhdojmë kështu. Për pak kohë mund të kalojë në çmenduri. Mund të dëgjojmë lajmin që hidhet nga dritarja.

Do kishim një shpëtim pak më të shpejtë. Kjo është forma më demokratike që është kthyer në një hit demokratik edhe për Europën. Në korridoret e pushtetit, vetë njerëzit që punojnë kanë filluar në korridore të thonë Rama jepe dorëheqjen. Shumë presin ta rrëzojmë sa më shpejt. Edhe shumë deputetë të PS janë gati të dalin të pavarur. Ramës po i ikin të gjitha bletët do i ngelet kosherja bosh.

© Panorama.al

Te lidhura