Biznesmeni Erlind Xhindi: Deputetë të mazhorancës marrin në telefon protestuesit dhe qajnë hallet! Ky pushtet ka rënë! S’largohemi nga sheshi pa hequr Ramën

Jul 5, 2026 | 19:14

Biznesmeni dhe një nga zërat aktivë të protestave qytetare, Erlind Xhindi, deklaroi se pakënaqësia e qytetarëve po rritet çdo ditë, ndërsa akuzoi si mazhorancën e Ramës ashtu edhe opozitën e Berishës për dështimin e klasës politike.

xhindi

I ftuar në emisionin News24, biznesmeni Erlind Xhindi komentoi protestën e fundit në Tiranë, duke e cilësuar pjesëmarrjen si masive dhe duke vlerësuar rolin e diasporës në organizimin dhe mbështetjen e saj.

Xhindi deklaroi se, sipas tij, edhe deputetë të mazhorancës kanë kontaktuar protestuesit për të shprehur qëndrimet e tyre, gjë që, sipas tij, tregon dobësimin e pushtetit aktual.

Ai deklaroi se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar vendosmërinë e pjesëmarrësve.

Erlind Xhindi: Në momentin që deputetë të mazhorancës marrin në telefon protestuesit dhe arrijnë që të qajnë hallin me protestuesit, arrijnë të shfajësohen te protestuesit do të thotë që ky pushtet ka rënë. kjo kastë politike ka rënë. është çështje kohe.

Ecin me një mentalitet shumë të vjetër. Mjete të vjetra në një lëvizje shumë të re që nuk funksionojnë. Karburanti i lëvizjes janë pakënaqësitë e njerëzve.

Sot më shumë nesër më shumë, dhe sa më afër dita të ikim në punët tona, të ikim në familjet tona sepse ne kemi një betim nuk kthehemi në punë në familje pa rrëzuar këtë kastë politike.

© Panorama.al

Te lidhura