Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për procedurën e prokurimit me objekt:
“Hartimi dhe shtypja e materialeve për aktivitetet promovuese të projektit dhe ndërgjegjësimin e publikut”, të nevojshme për mbështetjen e aktiviteteve të projektit “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”, sipas Specifikimeve Teknike dhe Termave të Referencës, të disponueshme në adresën:https://akmc.gov.al(Kategoria: Publikime – Njoftime)
Afati i fundit për paraqitjen e ofertave për objektin “Hartimi dhe shtypja e materialeve për aktivitetet promovuese të projektit dhe ndërgjegjësimin e publikut” është data 01.07.2026, ora 16.00, pranë:
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)
Ministria e Mbrojtjes
Rruga e Dibrës, Garnizoni “Skënderbej”, Godina nr. 36
Tiranë, Shqipëri.










