Pas apelit te bere nje dite me pare nga kreu i PS-se, Edi Rama dhe vendimit te grupit parlamentar te PS-se, per revolte popullore ne mbrojtje te votes, sot kane nisur protestat neper rrethe.
Mbeshtetes te Partisë Socialiste ne qytetin e Fierit i janë përgjigjur thirrjes per revolte dhe kane nisur protestat marshuese neper rruget e qytetit. Ata kryesohen nga kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci dhe deputeti Armando Subashi.
Protesta raportohet se po mbahet e qete, nderkohe qe ne mbarevajtje te saj jane angazhuar edhe forca te shumta te policise.
Pas protestes ne sheshin “Fitorja”, protestuesit marshuar ne kembe dhe kane bllokuar rrugen Fier-Lushnje, kane djegur goma dhe njoftojne se do te bllokojne autostraden per nje afat te pacaktuar. Ne oren 12.15 ka qene e bllokuar ura e Mbrostarit ne kete qytet.
Proteste tjeter zhvillohet kete paradite edhe ne Kavaje. Militantë te shumtë kanë bllokuar rrugën tek Ura e Drazhit, duke kerkuar respektim te se drejtes themelore, ate te votes se lire dhe vullnetit te popullit. Raportohet se rreth 300 protestues kane bllokuar rrugen dhe i kane vene flaken disa gomave, duke paralizuar qarkullimin.
Paralelisht protesta mbahen ne Lezhe, Durres dhe Vlore. Protestuesit ne Lezhe kane bllokuar rrugen nacionale, duke paralizuar qarkullimin ne kete aks. Makinat ne radhe, mesohet se kane zgejdhur per qarkullim rrugen e vjeter. Protestat deri tani nuk jane shoqeruar me incidente dhe jane shoqeruar nga forca policie.
Protestuesit ne Durres kane nisur te Muzeu i Deshmoreve. Me pankarta ne duar ku lexohet “Sali Berisha prano rezultatin”, “Mos prek voten e popullit”, ‘Voten e ka sovrani, nuk e ka Ristani”. etj, protestuesit po ecin ne kembe ne drejtim te autostrades, ne korsine qe shpie ne drejtim te Tiranes. Ne krye jane deputetet Blendi Klosi dhe Gazmir Bizhga, Klodiana Spahiu dhe i sapozgjedhuri i bashkise, Vangjush Dako.
© Panorama.al











