
UPDATE- “Minatorët nuk ndërpresin grevën e as kthehen në punë, nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat e bëra publike me kohë”. Kështu i është përgjigjur thirrjes së radhës të kompanisë ACR, për rikthimin në punë, kreu i konfederatës, Kol Nikollaj.
Në një prononcim për mediat, ai pranoi gatishmërinë për bisedime, por pa u tërhequrt nga asnjë prej kërkesave, përfshirë këtu largimin e drejtorit të minierës dhe pagesën për të gjitha ditët e grevës dhe të protestave.
“Presim në mënëyrë institucionale për t`u ulur në tryezë dhe të arrijmë një marrëveshje në përputhje me ligjet për kërkesat e minatorëve” tha ai.
Vetëm pak para deklaratës, presidentja e ACR-së, iu drejtua me një letër minatorëve për rikthimin në punë, në këmbim të plotësimit të kushteve sipas marrëveshjes, që në fakt vetë minatorët e refuzuan.
© Panorama.al











