Socialistët grekë përpiqen të formojnë qeverinë

May 10, 2012 | 9:10
Kreu i PASOK, Evangelos Venizelos

ATHINE-Lideri i socialistëve të Greqisë Evangelos Venizelos përballet sot me detyrën formimit të koalicionit qeverisës, një ditë pas përpjekjes së dështuar të partisë së krahut radikal të majtë, që kundërshton masat shtrënguese.

Partitë kryesore greke, duke përfshirë edhe atë të Venizelos janë duke treguar shenja se duan të rinegociojnë kushtet e planit ndërkombëtar të shpëtimit.

Por, BE-ja dhe kreditorët e FMN-së kanë paralajmëruar se dhënia e një kësti të kredisë këtë të enjte, mund të jetë e fundit, po që se Athina i tradhton këta mekanizma në angazhimet e saj për reformat.

Aleksis Tsipras, lideri i partisë Syriza që është tani grupi i dytë më i madh në parlament pas partisë konservatore Demokracia e Re, pranoi të mërkurën se nuk është në gjendje të formojë një koalicion.

Si komunistët, ashtu edhe e majta demokratike refuzuan t’i bashkohen koalicionit të Syrizës.

 

Zhvillimet e djeshme

Thellohet kriza në Greqi, PASOK refuzon Sirizën

Partia Socialiste e Greqisë, Pasok ka refuzuar që të formojë një koalicion qeverisës me partinë e majtë Siriza, duke rritur mundësinë që zgjedhjet e reja të shpallen në muajin e ardhshëm.

Kreu i partisë radikale të majtë, Siriza zhvilloi takime me drejtuesit e partive kryesore të vendit me shpresën për formimin e një qeverie koalicioni.

Por, një marrëveshje koalicioni duket se nuk ka gjasa, një ditë pasi drejtuesi i partisë Siriza Alexis Tsipras u bëri thirrje partive Demokracia e Re dhe PASOK të ndryshonin pozicionin e tyre për reduktimin e shpenzimeve të lidhura me planin e shpërtimit prej miliarda dollarësh.

Tsipras bëri thirrje të martën për një refuzim të të gjitha masave shtrënguese të vendosura sipas marrëveshjes së kredisë. Ai tha se vota e popullit grek në zgjedhjet e së dielës anulon marrëveshjen ndërkombëtare të kredisë.

Siriza fitoi 52 nga 300 vendet në parlament, duke u radhitur e dyta pas partisë konservatore Demokracia e Re.

Partitë radikale të djathta e të majta kanë shënuar fitore. Negociatat për formimin e koaliciontit të ri qeverisës kanë ngecur.

© Panorama.al

Te lidhura