Thaçi: Të ndalet dhuna në Veri

Sep 28, 2011 | 13:18

Kryeministri Hashim Thaçi, ka dënuar edhe njëherë dhunën e shkaktuar në veri nga serbët dhe i ka dhënë mbështetje të plotë KFOR-it dhe EULEX-it për ruajtjen e qetësisë atje.

Ai ju ka bërë thirrje serbëve të veriut që të ndalin dhunën dhe të respektojnë rëndin demokratik dhe i ka ftuar që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, për të ardhmen e tyre.

Thaçi tha se Qeveria ka filluar kontaktet me serbë të veriut dhe është duke biseduar me ta për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për punë të përbashkët për krijimin e komunës së re atje dhe për normalizimin e gjendjes si në të gjithë vendin.

Duke folur për bisedimet në Bruksel, Thaçi tha se Serbia po tregohet destruktive sikurse në të gjitha bisedimet e tjera më Kosovës, por ai tha se Kosova gjithmonë ka dalë fituese në çdo palë bisedime me Serbinë, e edhe tani do të del në bashkëpunim me Komunitetin Ndërkombëtarë.

Ai ka folur para Kabinetit Qeveritar edhe për vizitën në SHBA dhe tha se ka marrë mbështetje nga sekretarja Clinton, nga sekretari Ban Ki Moon dhe nga liderë të vendeve të ndryshme mbështetje për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për integrimin në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtarë.

© Panorama.al

Te lidhura