Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar sot se është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, duke shtuar se, këtë e ka bërë më shumë se dy herë.
Në përgjigje të fakteve të zbardhura nga Wikileaks, ku thuhej se Thaçi ishte takuar dy herë me presidentin serb, Tadiç, kryeministri i Kosovës, në një intervistë për Kosova Sot, është shprehur se “E vërteta është se nuk kanë ndodhur dy takime, por shumë më shumë takime në konferencat e ndryshme ndërkombëtare edhe në Vjenë, edhe në Bruksel edhe në Nju Jork dhe vende të tjera. Ato kanë qenë konferenca ndërkombëtare ku nuk kanë munguar as dorshtrëngimi. Prandaj ne duhet të sillemi si burrështetas e jo si qyqar. Nuk ka çka të fshihet.”











