Thaçi: Doganierë kosovarë në pikat 1 dhe 31

Sep 13, 2011 | 18:33

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për hapjeve e kufijve të premten me 16 shtator. Ai po ashtu ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes KFOR-it, EULEX-it, e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 2 shtator, njofton Express.

“Tani ka ardhur momenti i fillimit të zbatimit të marrëveshjes për vendosjen nën kontroll të pikave 1 dhe 31. Prandaj, më 16 shtator, të premten do të fillojë edhe operacionalizimi i plotë i planit të Republikës së Kosovës për vënien nën kontroll të këtyre pikave kufitare me rregulla strikte, si edhe në të gjitha pikat kufitare tjera të Republikës së Kosovës. Të gjitha operacionet do të kryhen nën sovranitetin e Kosovës, pra nën angazhimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës me angazhimin e tyre operacional e teknik të EULEX-it dhe krijimin e ambientit të sigurisë nga NATO”, ka thënë Thaçi.

Ai mes tjerash ka bërë të ditur se të hyrat që do të vijnë nga pikat kufitare 1 dhe 31 dhe qarkullimi i mallrave nga Serbia për në Kosovë, do të derdhen drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës dhe do të shpërndahen si të gjitha mjetet në buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës. Express.

© Panorama.al

Te lidhura