Thaçi dhe Jahjaga, thirrje Ban ki Mun: Ndaloni Serbinë

Sep 19, 2011 | 12:35

Një delegacion i lartë nga Kosova ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, të ndalë strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.Delegacioni, i përbërë nga residentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka biseduar me numrin një të Kombeve të Bashkuara mbi zhvillimet e fundit në vend, pas vendosjes së policëve dhe doganierëve në dy pikat kufitare në Veri. Ata kërkuan nga Ban ki Mun përkrahjen e tij ndaj institucioneve legjitime të Kosovës për ta shtrirë rendin dhe ligjin në Veri, si dhe kërkuan që të bëjë presion ndaj Serbisë që të heqë dorë nga mbështetja që po u jep strukturave paralele serbe në veri. Ban ki Mun ka dhënë mbështetjen e tij për procesin e vendosjes së rendit dhe ligjit në tërë Kosovën dhe, duke kërkuar ruajtjen e rendit e qetësisë, u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të jenë konstruktivë dhe të vazhdojnë dialogun me Beogradin për çështje praktike. Delegacioni shtetëror i Kosovës, në SHBA do të ketë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe me udhëheqës të lartë amerikanë. Ndërkohë, në Veri situata ka qenë relativisht e qetë, por rrugët mbeten të bllokuara nga barrikadat serbe. Ata kundërshtojnë vendosjen e autoriteteve të Kosovës në pikat doganore të Veriut, duke shprehur devotshmëri ndaj strukturave paralele të nxitura nga Beogradi dhe duke refuzuar autoritetet e Prishtinës. Kosova e quan tashmë të mbyllur çështjen e doganave, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar nga autoritetet ndërkombëtare në vend dhe qeveria, ndërsa kryenegociatori i Beogradit, Borisllav Srtefanoviç ka kërcënuar me bojkotimin e bisedimeve, nëse çështja e doganave nuk hidhet për diskutim edhe një herë. Përgjigjja e Prishtinës ishte ‘jo’.

Kosovë, ndryshohen tekstet e historisë
Mjaftoi një reagim i autoriteteve turke dhe Ministria e Arsimit në Kosovë do t’i ndryshojë tekstet e historisë. Ministri Ramë Buja deklaroi se tekstet e historisë do të korrigjohen ashtu siç u kërkua nga Turqia, por ndërhyrja vjen edhe pas kërkesës së Komisionit Europian. Sipas “Express”, çështja është keqkuptuar nga opinioni publik. “E gjithë biseda është zhvilluar konform një kërkese që e ka bërë Komisioni Europian për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan”, theksoi Buja.

© Panorama.al

Te lidhura