Teuta Kurti, një nuse tradicionale

Sep 10, 2011 | 13:50

Ka zgjedhur të bëhet një nuse tradicionale, duke respektuar të gjitha traditat e ceremonisë martesore që realizohen në Kosovë. Javës që kaloi, këngëtarja e njohur Teuta Kurti është bërë nuse, duke i dhënë fund bashkjetesës disavjeçare me Dardan Lutën. Në një intervistë dhënë për “Panorama plus”, ku Teuta tregoi detaje nga martesa e saj, këngëtarja tregoi se do të respektojë të gjitha traditat, madje do të presë krushqit të shkojnë ta marrin në shtëpinë e saj për ta dërguar tek shtëpia e Dardanit. Dhe, siç duket, ashtu ka ndodhur. Ditën para se të shkojë nuse, Teuta ka mbledhur shoqërinë e saj, duke festuar ditën e vajzërisë apo siç thuhet në Kosovë ditën e kanagjegjit, ku Teuta ka pasur të veshur një veshje tradicionale ngjyrë ari, ndërkohë që ditën e martesës këngëtarja ka mbajtur veshur një vello të bardhë shumë të thjeshtë, por tepër të bukur, për dizajnin e së cilës është përkujdesur vetë.
Nga kolegët të cilët nuk e kanë tradhtuar dhe kanë marrë pjesë në ceremoninë e saj, kemi vënë re pjesëmarrjen e Flaka Krelanit dhe Lorit.

© Panorama.al

Te lidhura