Tetë gjyqtarë të “Kushtetueses” do të vendosin për pezullimin e të pandehurës Belinda Balluku! Kur pritet të merret një vendim

Dec 2, 2025 | 12:32

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO.

belinda balluku2

Por vendimi final nëse e pandehura Balluku do të qëndrojë e pezulluar apo do të rikthehet në detyrë i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se tashmë filtri i parë për këtë çështje kaloi në Kolegjin e Kushtetueses. Sipas Lalës, që 8 gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjen do të duhet të jenë të njohur me aktet e dosjes të paktën 48 orë para, siç u përdor me zonjën Xhaferrllari. Gazetarja pohoi se nëse do të kemi një vendimmarrje sot, ajo do të duhet të jepet para orës 17:00.

“Mund të kalojë në seancë mbi bazë dokumentesh, ku palët sjellin pretendimet e tyre apo dhe për një seancë plenare publike, ku palët sillen në seancë. Thelbi i të gjithë kësaj historie ka rëndësi vetëm në një pikë, a do të mblidhet sot mbledhja e gjyqtarëve?”, tha Lala.

© Panorama.al

Te lidhura