Tërmeti, ndër 10 më të fuqishmit në 150 vite

Mar 11, 2011 | 11:31

Termeti qe goditi Japonine renditet nder 10 me te fuqishmit ne 150 vitet e fundit. Sipas  presidentit te Institutit Kombëtar të Gjeofizikes (INGV), Enzo Boschi, ky i sotmi klasifikohet i shtati, nder dhjete me te tmerrshmit qe jane shenuar. I pari eshte ai qe goditi Kilin ne 1960 me magnitudë 9,5, ndjekur nga nje tjeter termet me magnitude  9,2, i cili katër vjet më vonë drodhi Alasken.

Këta dy tërmete, sikunder ai qe goditi Japonine kane ndodhur pergjate zones sizmike më të shqetësuar të planetit, pjesen e Paqesorit.  Tërmeti i tretë tmerresisht i dhunshem ishte ai me magnitude 9,1 që goditi Sumatren më 26 dhjetor 2004, duke krijuar një cunami shkatërrues.

Pas tij, erdhen tre termete me magnitude  9,0 ndodhur në 1952 në gadishullin rus të Kamchatka, në 1868  në Kili në 1700 në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

© Panorama.al

Te lidhura