Tërmet Peçi dha dorëheqje për të kandiduar për deputet, komandohet kryetarja e re e Bashkisë së Tepelenës

Mar 12, 2025 | 16:08

Pas dorëheqjes së kryetarit Tërmet Peçi, Bashkia e Tepelenës ka tashmë një drejtues të ri.

Julinda Karteri

Julinda Karteri, e cila mbante më parë postin e nënkryetares, është votuar sot unanimisht nga të 12 anëtarët e Këshillit Bashkiak për të marrë drejtimin e institucionit.

Ky zhvillim vjen pas largimit të Peçit, i cili synon një mandat si deputet në qarkun e Gjirokastrës.

© Panorama.al

Te lidhura