Tërmet në Italinë Veriore, frikë për lëkundje të tjera

Jan 26, 2012 | 12:30

E gjithë Italia është në një gjendje alarmi mbi frikën e një goditjes së vendit nga një tërmet i madh. Gjatë ditës së djeshme, pjesa veriore e vendit u trondit nga lëkundjet 4,9 ballë sipas shkallës Rihter. Autoritetet mendojnë se kjo mund të ketë qenë një goditje paralajmëruese dhe se një tërmet më i fortë mund të pritet në ditët në vijim. Qytetet që e ndjenë më shumë tërmetin, me epiqendër 30 km nën tokë, ishin Milano, Torino dhe Xhenova. Deri tani nuk janë regjistruar dëme në njerëz, por ekspertët e sizmiologjisë në Itali thonë se “nuk mund të përjashtojmë mundësinë që të ketë lëkundje të reja. Popullsia duhet të jetë e gatshme për të përballuar çdo eventualitet”. Tërmeti i forcës 4,9 ballë vlerësohet si me fuqi mesatare, që nuk mund të shkaktojë dëme në struktura ndërtesash.

© Panorama.al

Te lidhura