Terim në stol tek Gallatasaraj, largohet Cana

May 19, 2011 | 11:23

Është thuajse zyrtare: Fatih Terim do të jetë trajneri i ri i Gallatasarajit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, të cilat i referohen një deklarate të presidentit të sapozgjedhur, Unal Ajsal. Por, rikthimi në drejtim të skuadrës së Terim nuk mund të konsiderohet një lajm i mirë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Sipas mediave turke, tekniku do të largojë thuajse të gjithë të huajt që janë tek Gallatasaraji dhe katarsisi do të përfshijë natyrisht edhe Canën. Kjo bën që Cana të shikojë një skuadër të re për sezonin e ri.

© Panorama.al

Te lidhura