Tepelenë, arrestohen për zjarrvënie tre kushërinj

Aug 8, 2012 | 17:15

TEPELENE- Tre persona, kusherinj mes tyre jane arrestuar nga policia per zjarrevenie.

Uniformat blu kane  arrestuar në flagrancë Shaho, Fadil e Bujar Brahaj 59, 63 dhe 38 vjecarë të tre kushërinj me njëri-tjetrin, banorë të fshatit Dukaj.

Tre kushërinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbrëmjen e të martës, i kanë vënë zjarrin kullotave që kishin marrë me qera në zonën e Plirzas në trojet e Dukatit.

Sipas dëshmive të tyre të mëvonshme pas arrestimit, zjarrvënia në kullota, justifikohej me faktin e rigjenerimit të saj. Mirëpo tre kushërinjtë, nuk e patën marrë në konsideratë motin me erë të fortë cka favorizoi në minutat që pasuan, flakët e zjarrit duke pushtuar një sipërfaqe më të madhe nga ajo që ishte në plan. Zjarri menjëherë vuri nën vete 10 ha kullotë dhe shkurre dhe mandej edhe dy parcela me ullinj shumëvjeçar, si dhe një parcelë me drurë frutorë, mollë, dardhë dhe arra. Bilanci i këtyre të fundit ka qenë tepër i rënduar pasi u dogjën 110 rrënjë ullinj dhe dhjetëra rrënjë dardhë, mollë dhe arra.

Piro Nase

 

© Panorama.al

Te lidhura