TIRANE- Qellohen me arme zjarri, por i shpetojne per mrekulli atentatit. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne farke te Tiranes, gjate orev te nates, kur tre persona jane qelluar me arme zjarri nga nje person ende i paidentifikuar.
Sipas policise ne shenjester ishin vene Leonard Plaku 34 vjeç, Ledion Bali 26 vjeç, dhe Festim Plaku 31 vjeç, të tre me banim në Farkë të Vogël Tiranë por fatmirësisht nuk janë plagosur.
Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka bere me dije se ne vend jane gjetur dhe me pas sekuestruar ne cilesine e proves materiale 20 copë gëzhoja.
Sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe po merren në pyetje 7 vete. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarje dhe kapjen e autorit te saj.











