Tentojnë t’i grabisin varësen, vritet me thikë në sy të fëmijëve 37-vjeçarja

Aug 8, 2012 | 10:08
DREJTORI I PERGJITHSHEM I POLICISE SE SHTETIT, HYSNI BYRGAJ, DJE NE VENDIN E NGJARJES

Fatbardha Tafa ekzekutohet në rrugë në sy të fëmijëve tek ish-Fusha e Aviacionit, plagoset Lumturie Gjana. Viktima u perlesh me  grabitesit te Fusha e Aviacionit. Policia: 10 mije euro per informacionin .

 

Të shumtë janë ata kalimtarë që do ta mbajnë mend gjatë në kujtesë horronin që panë live mbrëmjen e djeshme në një rrugicë me asfalt të ri pranë fushës së sportit, në dalje të ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Në anë të rrugës dytësore “Abedin Rexha”, në trotuar, para portës hyrëse të avllisë së një banese, një pus gjaku ishte tharë shpejt nga i nxehti në kohën kur policia mbërriti në vendngjarje. Syzat e diellit të 37-vjeçares Fatbardha Tafa kishin rënë pikërisht në atë grumbullim gjaku të ngrirë, dhe aty kishin mbetur. Gruaja e re në moshë mbeti e vdekur në vend nga të paktën tri goditje me thikë, njëra prej të cilave i preku zemrën. Viktima u sulmua nga dy persona të rinj në moshë që kanë lëvizur me një motor pa targa në rrugicën në fund të ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në një kohë kur dielli ende nuk kishte perënduar në zonë. Viktima e ngjarjes, shtetasja Fatbardha Tafa, ka qenë me dy fëmijët e saj duke ecur në rrugicë së bashku me të motrën, shtetasen Lumturie Gjana, 38 vjeçe. Gruaja që humbi jetën në ngjarjen tragjike po i nxirrte dy fëmijët për të luajtur tek ish- Fusha e Aviacionit, kur një motor në të cilin ndodheshin dy persona ka ndaluar aty pranë.

Nga mjeti ka zbritur njëri prej djemve, i cili ka tentuar t’i rrëmbejë nga qafa 37- vjeçares varësen e floririt. Kjo ka kundërshtuar dhe në përleshje autori i ngjarjes e ka qëlluar disa herë me thikë. Viktima ka marrë të paktën tri goditje, një nga të cilat me pasoja të rënda pasi e preku në zemër.

(Artikullin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes ‘Panorama’ ne versionin print)

© Panorama.al

Te lidhura