Tensionet SHBA-Venezuelë, shefi i OKB u bën thirrje dy vendeve për vetëpërmbajtje: Respektoni detyrimet ndërkombëtare për paqen në rajon!

Dec 17, 2025 | 20:33

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përmbajtje dhe një ulje të menjëhershme të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

guterres

Njoftimi u dha nga vetë Zyra e Shtypit, e kreut të Kombeve të Bashkuara.

“Guterres u bëri thirrje të dy vendeve të “respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe çdo kuadër tjetër ligjor të zbatueshëm, për të siguruar paqen në rajon”, u tha gazetarëve zëvendëszëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

SHBA-të dhe presidenti Donald Trump i kanë shpallur luftë karteleve dhe organizatave të drogës në Venezuelë, të lidhura me presidentin Nicolas Maduro.

Deri tani janë kryer dhjetëra operacione nga marina amerikane në Karaibe duke bombarduar mbi 80 varka dhe skafe, si dhe lënë të vrarë dhjetëra persona, duke sekuestruar apo shkatërruar tonelata me kokainë.

© Panorama.al

Te lidhura