Tensionet në KZAZ nr.40 në Tiranë, nxirren jashtë qendrës së votimit vëzhguesit e partive politike! Policia i shoqëron me forcë jashtë

May 13, 2025 | 15:07

Vijojnë tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike.

WhatsApp Image 2025-05-13 at 15.22.22

Disa prej tyre raportohet se janë nxjerrë me forcë jashtë, ndërsa është kërkuar që jashtë të dalin edhe gazetarët.

Brenda qendrës së votimit ndodhen vetëm Belind Këlliçi, kandidat i Partisë Demokratike dhe kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj.

“Të dalin të gjithë jashtë”, shprehet vëzhguesja e një prej partive politike. “Pse duhet të qëndrojë vetëm PD dhe Mundësia”.

Pas nxjerrjes jashtë, vëzhguesit politik po ndjekin procesin nga xhamat e godinës.

WhatsApp Image 2025-05-13 at 15.22.10

WhatsApp Image 2025-05-13 at 15.22.11

WhatsApp Image 2025-05-13 at 15.22.13

Screenshot_20 Screenshot_19

Screenshot_24

© Panorama.al

Te lidhura