Golat në minutat e fundit janë kthyer në një makth për kombëtaren e Japonisë, që mbrëmjen e sotme përjetoi një situatë të ngjashme me atë të Botërorit 2018, teksa u eliminua nga Brazili me rezultatin 2 me 1, pas realizimit të Martinelit.

Për kujtesë në Botërorin e vitit 2018, në raundin e 1/16-ve, Japonia u mposht me rezultatin 3 me 2 nga Belgjika.
Japonezët shënuan 2 herë në minutat 48 dhe 52, teksa belgët përmbysën shifrat në minutat 69, 74 dhe 90+5, ku ishte Çadli ai që dërgoi në shtëpi kombëtaren e Japonisë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











