Tensione dhe kaos në Kuvend, Peleshi përjashton Balliun nga seanca

Dec 18, 2025 | 10:35

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend.

Ai zuri një nga karriget e ministrave si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre. Seanca u ndërpre për 5 minuta.

“Lejoni parlamentin të zhvillojë punime. Zoti Balliu është përjashtuar nga seanca. 5 minuta pushim derisa zoti Balliu të lërë sallën”, tha Peleshi.

© Panorama.al

Te lidhura