Teli ka “recetën”: Ja si i mposhtim bjellorusët

Mar 24, 2011 | 11:47

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares shqiptare, Admir Teli, duke kujtuar ndeshjen e humbur 2-0 në Minsk, tregoi mënyrat se si Bjellorusia mund të mposhtet në Tiranë. Në konferencën e djeshme për shtyp, 29-vjeçari u shpreh: “Nëpërmjet një vendosjeje të mirë taktike në fushë, ne nuk duhet t’u lëmë hapësira atyre. Duhet të kemi shumë kujdes me pasimet, në mënyrë që të dalim shpejt në sulm dhe të ndihmojmë lojtarët e repartit ofensiv për të shënuar. Në rast gabimesh në pasime, ne do ta kemi të vështirë për të rikuperuar. Duhet të dimë që Bjellorusia del shumë shpejt në sulm dhe në ndeshjen e parë ne na munguan këto elementë, prandaj dhe humbëm. Një gjë duhet të kemi parasysh, se kjo ndeshje do të jetë krejt tjetër nga ajo e para. Luajmë në fushën tonë dhe do të jemi më agresivë. Do të ndodhë kjo, sepse këtë herë do të kërkojmë fitoren.”

© Panorama.al

Te lidhura