Telemjekësia,gjithë bota në funksion të të sëmurit

Sep 27, 2011 | 15:22

TIRANË- “Gjithë bota në funksion të një të sëmuri, shans i jashtëzakonshëm për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimi e dijes në fushën mjekësore”. Kështu e ka quajtur kreu I qeverisë, Sali Berisha projektin më të ri në fushën e shëndetësisë, prezantuar sot në një konferencë në prani të krerëve të shëndetësisë, financuesve dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Sipas Berishës, projekti ëndërr, që realizohet në kohë rekord që shtrihet në 6 qarqe të vendit dhe bën përgatitjet për tu shtrirë dhe në 6 të tjera.

“Ai do lidhë Korcën sot me kryeqendrën botërore të mjekësisë, do lidhë Kukësin me Baltimorën, do bëjë që të sëmurët të mund të kenë mendimin më të kualifikuar të kohës”- tha Berisha.

Por, ky është vetëm njëri aspekt, tjetri është ndikimi jashtëzakonshëm që telemjekësia do të ketë në formimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve.

Historia e suksesit sipas tij është e lidhur më shumë se cdo gje tjetër me historinë e menaxhimit.

Ai falenderoi USAID-in dhe SHBA për dhuratën e shkëlqyer për shqiptarët dhe pjesën më në nevojë të tyre, të të sëmurëve.

© Panorama.al

Te lidhura