Tedi Blushi uron Krishtlindjen: Qytetarët do të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga sekti anti familje e anti zot

Dec 25, 2025 | 12:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjeve.

Në prononcimin për mediat nga Kisha Ortodokse në Tiranë, Blushi përcolli edhe një mesazh politik teksa tha se shqiptarët do të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga “sekti” anti familje dhe anti zot.

“Në emër të Partisë së Lirisë, presidentit Meta dhe ermin tim personal i uroj të gjithë besimtarëve dhe popullit të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar gëzuar Krishtlindjet.

Sa më shumë mirësi, lumturi e begati. Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mirë që patjetër do të vijnë.

Ndaj le të lutemi por në veçanti le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, begati, dinjitet të çliruar njëherë e përgjithmonë nga një sekt anti familje e anti zot.”, tha ai.

Një ditë më parë, edhe kreu i PL-së, Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për besimtarët nga paraburgimi i 313-ës, ku ndodhet prej më shumë se një viti tashmë.

© Panorama.al

Te lidhura