Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pas zgjedhjes deputet, zbardhet shkresa

Jun 2, 2025 | 12:09

Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si këshilltar bashkiak.

Tedi Blushi

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak të Tiranës,  për dijeni edhe Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi deklaron se vendimi vjen si pasojë e kualifikimit të tij si deputet në listën fituese të Qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Pasi u kualifikova në listën fituese të Qarkut Tiranë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë”, shkruan Blushi në letrën me datë 30 maj 2025.

Tedi Blushi ka qenë një nga figurat publike aktive të Partisë së Lirisë dhe i angazhuar në çështje të administrimit vendor në kryeqytet.

b3e27797-ff37-4556-9f46-8d5321f26148

© Panorama.al

Te lidhura