“Të vendosim me votën tonë që të mos jemi të huaj në zemër të Europës”- Rama: Të mos vëmë në pikëpyetje fatin europian të kombit për mustaqet e Kujtim Gjuzit!

May 5, 2025 | 17:02

Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Pogradec, ku po përmbyll fushatën elektorale, ka kërkuar që vota më 11 maj të shkojë për PS-në, me premtimin e pasaportës europiane.

edi rama

“Të vendosim me votën tonë të mos jemi të huaj në zemër të Europës”, tha Rama, teksa shtoi se “të mos vëmë në pikëpyetje vullnetin europian të këtij kombi dhe fatin europian të këtij kombi për mustaqet e Kujtim Gjuzit.”

Rama: Ky është momenti për të bërë hapim përfundimtar, që në këto dy vite të çojmë përpara negociatat. Dhe të mos luajmë me fatin tonë siç kemi bërë edhe më përpara ne shqiptarët, jo në një rast. Të mos vënë në pikëpyetje vullnetin europian të këtij kombi dhe fatin europian të këtij kombi për mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe të kapërcejmë ato gardhë që na kanë ndarë majtas-djathtas. Kjo nuk është një punë, është mision historik dhe kombëtar.

Shqiptarët gjithmonë, edhe në ditët më të errëta ëndërronin perëndimin. Kur ra diktatura, dolën të gjithë rrugëve, askush nuk i nxori. Së bashku e nxorën nga shpirti shprehjen që mbeti në histori ‘e duam Shqipërinë si e gjithë Europa’.

S’kemi këtu flamuj të PS edhe pse jemi krenar për PS. Jemi këtu për t’u thënë edhe të tjerëve është momenti për të këmbëngulur në dinjitetin tonë europian. Të vendosim me votën tonë të mos jemi të huaj në zemër të Europës.

 

© Panorama.al

Te lidhura