Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Një 24-vjeçar që po lëvizte me motoçikletë ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Viktima është identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71-vjeç, e cila ka humbur jetën në vend nga përplasja.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Leandro Xhillari 24 vjeç. I riu nuk kishte leje drejtimi.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren I. D., 71 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit, shtetasin L. Xh., në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© Panorama.al












