Zelensky: Ukraina duhet të vendosë se kush do ta përfaqësojë Evropën në bisedimet me Rusinë

Jun 22, 2026 | 10:57

Ukraina do të vendosë se kush do ta përfaqësojë Evropën në çdo negociatë me Rusinë, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë.

zelensky

Ukraina është përpjekur të rigjallërojë shtytjen diplomatike për t’i dhënë fund luftës më shumë se katër vjeçare të Rusisë duke përfshirë evropianët, pasi negociatat e mbështetura nga SHBA-të ngecën për shkak të luftës me Iranin dhe Ukraina refuzoi kërkesat ruse për të hequr dorë nga territori i saj.

“Ne diskutuam rolin e Evropës në dialogun me rusët dhe se cili duhet të jetë ky rol. Evropa do ta shqyrtojë formatin dhe do të propozojë disa opsione, por Ukraina do të vendosë se kush e përfaqëson Evropën në negociata. Kjo është e drejtë.”, tha ai.

Udhëheqësit evropianë kanë filluar së fundmi të diskutojnë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Moskën, por ata janë të ndarë se si t’i trajtojnë marrëdhëniet me të.

Zelensky iu kërkoi aleatëve të rrisnin presionin mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës gjatë samitit të G7-ës në Francë, ku u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

© Panorama.al

Te lidhura