Keir Starmer njofton dorëheqjen nga Kryeministër i Britanisë

Jun 22, 2026 | 10:37

Kryeministri britanik Keir Starmer ka shpallur zyrtarisht planin e tij për dorëheqje, duke njoftuar se do të largohet edhe nga drejtimi i Partia Laburiste, raporton Sky News.

starmer

Në një deklaratë, Starmer tha se e ka informuar Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Laburistëve të përcaktojë kalendarin e garës për zgjedhjen e liderit të ri të partise.

Sipas planit të shpallur, procesi i nominimeve për kandidaturat do të hapet më 9 korrik. Starmer theksoi se synimi është që Partia Laburiste të ketë zgjedhur liderin e ri deri në rikthimin e Parlamentit në shtator.

“Kam kërkuar që të përcaktohet një afat i qartë për garën e lidershipit, në mënyrë që partia të ketë një drejtues të ri përpara rifillimit të punimeve parlamentare”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura