Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, arrestohet autori 18-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

Jun 26, 2026 | 21:11

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Babrrusë, në Kamëz.

policia naten (1)

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:25 dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur, konkretisht një servisi celularësh, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit me inicialet R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e motiveve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

© Panorama.al

Te lidhura